Ditën e dielë ka ndodhur një aksident në Peshkopi ku humbi jetën një çift, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 e 28 vjeç.
Për të mos mjaftuar kjo dhimbje e madhe, prindërit kanë lënë 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç.
Familja jeton në varfëri ekstreme, në Peshkopi. Për t’i ngruash sadopak jetën, gjithë shqiptarët kanë kontribuar financiarisht për katër motrat jetime.
Sot në Peshkopi, ka shkuar aktivisti Arbër Hajdari i cili bën me dije se është vendosur që kujdestaria e vajzave t’i kalojë gjyshit dhe gjyshes.
‘Gjithashtu vendosëm që shtëpia e re të blihet në Tiranë, duke menduar për një të ardhme më të mirë për fëmijët’, shkruan Arbën Hajdari ndërsa bën thirrje sërish për ndihmë ndaj vogëlusheve.
Numrat e llogarisë :
Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Raiffeisen Bank
SËIFT CODE - SGSBALTX
0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR - AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD - AL46202110130000000031184027
“Bamirësia nuk të varfëron”