Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:16 24-03-2019 Foto e ditës

‘Eurovisioni’ i këtij viti do të organizohet në 18 maj  në Tel Aviv të Izraelit, për të shpallur fituesin mes 42 vendeve konkuruese. 

Së fundmi, faqja zyrtare  Eurovisionworld, ka publikuar se sa janë kuotat e basteve për secilin shtet, dhe sa janë shanset e secilit shtet për fitore.

Në vend të parë është Holanda janë 21%, ndërsa gjithashtu edhe kuota e Holandës për të fituar është më e vogla. Disa faqe të basteve ia kanë vënë kuotën 3.4 e disa 3.

Në vend të dytë qëndron Rusia, e cila përfaqësohet nga këngëtari Sergey Lazarev, me këngën e quajtur ‘Scream’. Shanset që të fitojë Rusia i ka 13%, me kuota që sillen nga 5.0 deri më 6.0

Në vendin e tretë me 9% shanse për të fituar qëndrojnë Zvicra dhe Suedia.

Ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e 32, me 1% shanse për të fituar dhe me kuota marramendëse. Kuota që Shqipëria të fitojë është nga 50 deri në 201, duke dalluar nga kompania e basteve.

Kujtojmë që vendi jonë prezantohet me këngëtaren Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E DITËS
»
Article Logic
Execution time: 0.012681007385254
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-157650" }