Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:13 27-03-2019 Foto e ditës

Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar me provat që ka aktualisht Prokuroria. Ky ishte konkluzioni i gjyqtarëve të Krimeve të Rënda të seancës maratonë të çështjes së Prokurorisë kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë, fotot e fashikujve voluminozë teksa transportoheshin me karrocë kanë bërë xhiron e rrjetit si për t’i dhënë rëndësinë maksimale mediatike, dosjes së vitit.

Pritet që e gjitha të mbyllet në favor të Tahirit i cili është akuzuar nga prokuroria për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Kujtojmë se për Tahirin, Gjykata italiane e Katanias mbylli muaj më parë hetimet duke e nxjerrë të pafajshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011559963226318
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-158054" }