Televizioni prestigjoz amerikan, CNN ka renditur Shqipërinë në mesin e destinacioneve më të mira në botë ku mund të praktikohet alpinizmi dhe ecja.
Ky artikull nxjerr në pah destinacionet ideale për zhvillimin e këtyre sporteve nga Japonia në Shtetet e Bashkuara, si dhe nga Australia në Argjentinë.
Ndërsa mes tyre është renditur edhe Shqipëria për Alpet.
“Alpet janë të famshëm për alpinistët evropianë, malet e bukura të Ballkanit janë një mundësi e madhe për ata që preferojnë të qëndrojnë larg turmave ", shkruan CNN.
"Kushdo që dëshiron të bëjë një shëtitje të gjatë në male, mund të udhëtojë nga Mali i Zi në Shqipëri, nga Kotori në Tiranë", vazhdon më tej televizioni amerikan.