Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:17 04-04-2019 Foto e ditës

Historia e familjes Çuko prej 7 anëtarësh në Ferm-Çlirim të Fierit preku zemrat e mbarë shqiptarëve.

Emisioni 'Shqiptarët për shqiptarët' arriti t'i sigurojë një shtëpi të re, një rrogë mujore dhe një punë kryefamiljarit.

Me ndihmën e shqiptarëve fëmijëve të familjes nuk i duhet të rrinë me ditë pa ngrënë dhe as të hanë më bukë thatë.

Lajmin e ka bërë të ditur bamirësi Elvis Naçi me anë të një postimi në Facebook.

'Vëllezër dhe motra përveç shtëpisë së re dhe pensionit mujor, u sigura edhe puna për kryefamiljarin e familjes Çuko në Fier! Zoti i shpërbleftë bamirësit!', shkruan Naçi.

'Të çosh një rrogë në shtëpi është një gjë e madhe për mua. Do t'ja çoj bukën fëmijëve. Avash avash do mundohem që dhe unë të rregullohem si gjithë të tjerët dhe ata fëmijët e mi të mos bredhin më siç bridhja unë koshave', tha i emocionuar kryafamiljari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.010090112686157
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-159114" }