Dean Nicholson një skocez që është larguar nga shteti i tij për të udhëtuar të gjithë Europën me një biçikletë është bërë i famshëm jo vetëm për udhëtimet e tij por edhe për macen që ai mban me vete.
Në Bosnje 31-vjeçari gjeti një ‘shok’ që e mban me vetë gjatë udhëtimeve. Nala, maçoku i tij që e ka marrë emrin nga filmi i ‘Mbretit Luan’ udhëton të gjithë Europën në krah të shokut e tij.
Ata kanë qenë në Mal të Zi, në Bosnje, në Maqedoninë e Veriut madje edhe në Shqipëri! Strehohen ku të kenë mundësi dhe punojnë për të mbledhur para për udhëtimin e tyre të rradhës. Madje Dean ka dhënë një kontribut të madh në pastrimin e ambientit pasi ka pastruar dhjetra vende që ka vizituar, midis tyre edhe plazhin e Himarës.
31-vjeçari ka tashmë 100 mijë followers dhe historia e tij ka bërë xhiron e mediave në të gjithë botën.