Rita Ora ka mbërritur në Kosovë. Këngëtarja kosovare me famë botërore erdhi në vendlindje në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).
Mediat kosovare kanë përcjellë vizitën e saj që nga mbërritja në aeroportin Adem Jashari.
28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në Prishtinë. Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovën.