Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:19 16-04-2019 Foto e ditës

Katedralja e famshme e Notre-Dame në Paris ka shpërthyer në flakë pasditen e djeshme. Në pak orë ajo u shkrumbua nga zjarri.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo vit ajo shihet nga rreth 15 milion turistë.  Katedralja u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344.

Asaj iu deshën rreth 100 vite për t'u ndërtuar, ndërsa në pak orë zjarri e shkatërroi.

Ndërkohë Presidenti i vendit Emannuel Macron ka njoftuar se nga e marta do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar Katedralen.

"Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067260265350342
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-160586" }