Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:13 18-04-2019 Foto e ditës

Pak javë më parë efektivja e 'Shqiponjave', Blerta Dervishi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa mbrojti me forcë banesën e saj pranë shkollës "Petro Nini Luarasi", duke mos lejuar përmbaruesin privat të ndërhyjë.

Për të mbrojtur banesën, Blertës iu desh të përplasej edhe me kolegët e saj dhe për këtë arsye  u pezullua një ditë nga detyra.

Mkirëpo, si për ironi dje Blerta është vënë përballë banorëve të Bregut të Lumit, të cilët janë në të njëjtën situatë që efektivja ishte disa ditë më parë. Edhe këtë të fundit si ajo nuk pranojnë të shemben banesat e tyre, të cilat preken nga projekti i 'Bulevardit të Ri'.

Por Blerta dje ishte në krye të detyrës dhe bashkë me kolegët e saj ishte e detyruar të lirojë banesat për të bërë të mundur vijimin e punës për mjetet e ndërtimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00699782371521
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-160864" }