Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:14 29-04-2019 Foto e ditës

Një ngjarje për t'u vlerësuar ka ndodhur në qytetin e Korçës dje, teksa besimtarët ortodoksë kremtonin Pashkët.

Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka bërë një vizitë dhe urim në Mitropolinë e Korçës për këtë festë.

Ashtu sikurse Shqipëria njihet për bashkëjetesë fetare, myftiu ka dashur të tregojë edhe njëherë se të gjitha fetë predikojnë paqe dhe lumturi.

'Kjo ditë, ashtu si në ditët e tjera të festave, njerëzit mblidhen, urojnë dhe festojnë me njëri-tjetrin, kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për ne. Një ditë kur ne të mendiojmë se zoti nuk kujtohet vetëm në ditët e festave apo kur kemi halle, por zoti do të jetë në jetën tonë, feja duhet të jetë në jetën tonë të gjitha ditët', tha ndër të tjera Cikalleshi për mediat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011538982391357
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-162217" }