Hamëz Gashi në një hapësirë prej 28 metrash katrorë ka hapur një pishinë për peshqit e larmë të llojit të krapit “Koi”.
Pishina gjendet në kopshtin e tij në Sutz, Bernë.
Peshqit e 39-vjeçarit shqiptar kushtojnë jo pak. “Pamela ka një vlerë prej rreth 20,000 frangash, ndërsa unë e pagova për një çmim të posaçëm prej më pak se 7,000 frangash”, thotë ai. Për të gjithë të tjerët, ai pagoi mes 800 dhe 1000 frangash. Peshku i tij më ekskluziv, tani ka vlerë mbi 1.5 milion franga, rrëfen shqiptar.