Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:13 03-05-2019 Foto e ditës

'Shqipëria është një mike, aleate dhe partnere e vërtetë e Shteteve të Bashkuara, dhe është kënaqësi që t’ju kemi në bord me ne, në mënyrë që të shihni me sytë tuaj çfarë bën ekipi ynë këtu dhe se si operon flota jonë detare.' 

Kështu është shprehur Admirali i Dytë i aeroplanmbajtëses John Wade ndërsa mirëpriti në bord të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane Leyla Moses-Ones, Presidentin Ilir Meta, Ministren Olta Xhacka, udhëheqës të lartë ushtarakë shqiptarë dhe diplomatë.

Anija USS Abraham Lincoln është pjesë e stërvitjeve vjetore të operacioneve të partneritetit detar Adriatik. 

Ndërsa Ambasada Amerikanë në Tiranë e cila ka dhënë dhe lajmin, shkruan se pjesëmarrja e flotës shqiptare detare në këtë stërvitje është një kontribut i vlerësuar dhe i rëndësishëm në sigurinë detare.

Prej ditësh aeroplanmbajtësja amerikane 'Abraham Lincoln', stërvitet në ujërat e detit Adriatik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011880159378052
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-162765" }