“Engjejt e Amerikës”, një dramë që vjen mjeshtërisht në ArTurbina me regji të Arben Kumbaros, dhe që për herë të parë do të thyejë tabutë e puthjeve homoseksuale në skenën e teatrit.
Vepra e shkruar në vitin 1991 nga Kushner theu heshtjen rreth SIDA-s. Në botë, është vendosur në skena të mëdha teatrore, dhe turma të mëdha njerëzish e kanë parë e riparë disa herë, madje edhe vitet e fundit, më shumë se 28 vjet që kur vepra e Kushnerit ka parë dritën e botimit.
Vepra tregon personazhet e vendosur përpara frikërave të tyre më të mëdha, në një luftë të njeriut me veten. Jo vetëm homoseksualizëm, politikë apo fe.