Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:21 10-05-2019 Foto e ditës

Kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe gjestet e bamirësisë e bëjnë më të bukur këtë muaj.

Stafi i “Shqiptarët për Shqiptarët” me në krye Elvis Naçin po përgatisin me mijëra pako ushqimore.

Bamirësi Ilir Hoxholli thotë se çdo muaj janë ndihmuar mbi 1300 familje me ushqime por në këtë muaj të mëshirës, ky numër do të jetë shumë herë më i madh.

“Sepse në këtë muaj ti e kupton më mirë se ç’do të thotë uri... Faleminderit Zot!”, shkruan bamirësi Hoxholli.

Kujtojmë se nisma “Shqiptarët për Shqiptarët” është kthyer në një domosdoshmëri për shoqërinë tonë dhe javë pas jave jo vetëm përcillen histori njerëzore por edhe u jepet ndihmë konkrete falë kontributit të shqiptarëve anë e mbanë botës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011574983596802
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-163671" }