Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:30 11-05-2019 Foto e ditës

Major Klodian Tanushi, i plagosur katër ditë më parë nga shpërthimi i një mine në Letoni ka ndërruar jetë.

Tanushi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi që i mori jetën nëntetares Zarife Hasanaj. Ai u dërgua për mjekim në një spital në Letoni, por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të rënda.

Lajmin e hidhur e bën me dije ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Major Klodian Tanushi la pas tre fëmijë dhe bashkëshorten.

Të ndjerët, Klodian Tanushi, Zarife Hasanaj, dhe rreshteri i plagosur lehtë Julian Kapaj ndodheshin në një mision të NATO-s në Letoni si pjesë e grupit të Kontingjentit të Asgjësimit të Municioneve dhe Lëndëve Eksplozive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.01301908493042
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-163799" }