Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:26 15-05-2019 Foto e ditës

Ansambli “PÖRRIÄISET” nga Finlanda u shpall fitues i edicionit të 11-të të Festivalit “Aulona Inter Folk” që mblodhi për tri ditë me radhë në qytetin bregdetar të Vlorës mbi 300 artistë nga vende të ndryshme të Europës.

Ky ansambël që vjen nga qarku Nurmijarvi vetëm 35 km nga Helsinki, kryeqyteti i vendit është krijuar në vitin 1973.

Gjatë ditëve të festivali ky grup solli për publikun vlonjat dhe pjesëmarrësit e festivalit valle të vjetra finlandeze, por edhe koreografi të reja që bazohen në melodi të vjetra.

Ansambli ka një veprimtari të gjerë artistike brenda dhe jashtë vendit me një gjeografi të gjerë pjesëmarrjeje në mbi mbi 30 shtete të botës, nga Europa, Korea, Zelanda e Re e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kupa e festivalit iu dorëzua grupit nga Finlanda nga ikona e këngës shqiptare Shkurte Fejza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00667405128479
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-164376" }