Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:15 16-05-2019 Foto e ditës

Aktori i dashur për publikun Koço Qendro festoi dje 92 vjetorin e lindjes.

Është aktorja korçare Zamira Kita ajo e cila kujtohet për të në këtë ditë të rëndësishme për aktorin i cili pavarësisht viteve, gëzon shëndet të plotë dhe nuk i mungon skenës.

‘Gëzuar ditëlindjen i dashur Koço Qendro! Ti je modeli i aktorit të palodhur, të talentuar, të mirë, të bukur dhe plot energji! Ti je shkollë për gjithë brezat! Të dua fort!

Të kesh jetë të gjate, të mbushur me dashuri, role dhe gëzim’, shkruan Zamira Kita në dedikimin e saj.

Qendro ka luajtur dhjetëra role, në filma si ‘Tre ditë nga një jetë’, ‘Vendimi’, ‘Agimet e stinës së madhe’, ‘Përballimi’, ‘I teti ne bronz’, etj.

Newsbomb.al përcjell shumë urime për aktorin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027553796768188
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-164499" }