Jonida Maliqi me këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision, ‘Ktheju tokës’ ka kaluar në finale, pas performancës mbreslënëse në mbrëmjen e dytë të Eurovisionit.
Me këngën që përcjell shumë mesazhe, Jonida ka shkëlqyer në skenën e Eurovision. Ndërkohë, pak orë më parë performanca e këngëtares shiqiptare është publikuar në kanalin YouTube.
Në vetëm pak orë kënga ka marrë qindra klikime. Ndërkohë vihet re se Jonida ka marrë mbështjen e të huajve. Në YouTube vihen re mijëra komente nga të huaj, të cilët duken se janë impresionuar nga performanca e këngëtares shqiptare.
Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi vokalin e Jonida Maliqit si mahnitës dhe interpretimin e këngës si të mrekullueshëm./Newsbomb.al/