Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:16 21-05-2019 Foto e ditës

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena kanë organizuar dje një takim miqësor me një grup fëmijësh jetimë të apasionuar pas veprave të tij.

Fëmijët i kanë drejtuar shumë pyetje Kadares, ku nuk ka munguar as kurioziteti për njohjen e shkrimtarit me bashkëshorten.

'Në Moskë vinin gazetat e vendeve aleate, vinte dhe gazeta shqiptare, ndër to unë pashë një tregim të një vajze që quhej Helena. Unë i bëra një letër Helenës, të shkurtër për tregimin, ku i thoja që e lexova dhe u impresionova nga tregimi jot dhe Helena bëri një përgjigje 10 herë më të gjatë se ajo ishte adoleshente, ishte 10 herë më e madhe se unë. Kur erdha unë në Shqipëri pata rastin ta takoja. Ishte e thjeshtë dhe jo e thjeshtë, e zakonshme dhe jo fort e zakonshme', ka rrëfyer Kadare.

Kujtojmë që Kadare dhe Helena kanë së bashku dy vajza, të cilat janë të martuara dhe jetojnë në Francë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033461093902588
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-165071" }