Shkrimtari i dashur për mbarëpublikun Fatos Kongoli tashmë duket se ia ka dalë të mposhtë plotësisht sëmundjen e kancerit.
Shkrimtari ka botuar së fundmi një libër të ri të quajtur ‘Gënjeshtarë të vegjël’, të cilin e ka nisur që para se të sëmurej.
Ditën e djeshme Kongoli ka zhvilluar një bisedë të këndshme mbi librin në Teatrin eksperimental në Tiranë, në takimin e përjavshëm në ‘Agora’.
Kongoli i ka prezantuar librin e ri dashamirësve të librit, mes të cilëve ishte edhe gazetarja Zefina Hasani, e cila tregon kënaqësinë që ndjeu ta dëgjonte edhe njëherë të fliste me pasion për librin.