Mbrëmë opozita zhvilloi një tjetër protestë kombëtare.
Përveç bojës së hedhur drejt Kryeministrisë dhe incidenteve te Parlamenti, tubimi i mbrëmshëm kishte edhe një tjetër detaj.
Me të nisur protesta militantët e PD-së dhe LSI-së kanë lëshuar në qiell balona me zjarr, të cilat mbanin mbishkrimin 'Rama ik'.
Këto balona janë lëshuar në formë simbolike për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.