Tre ditë nga ndarja nga jeta e njërit prej parodistëve të humorit, Muhamet Liko si pasojë e një ataku kardiak, dy miqtë e tij të pandashëm i janë rikthyer skenës.
Ata kanë qenë pjesëmarrës në festën e organizuar në burgun e Fierit me fëmijët e të dënuarve.
Aktorët me humorin e tyre shërbyen për të shtuar më shumë buzëqeshjen dhe e kthyen dhimbjen në forcë për të qenë së bashku me vogëlushët simboli i haresë së 1 Qershorit.
Kujtojmë që me këtë iniciativë të drejtorit Arjan Hasanaj, e ka kthyer burgun e Fierit në një model jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë Ballkanin.