Shqipëria mbylli dje përfaqësimin në ‘Immediate response 19’ nga një togë e policisë ushtarake dhe një togë nga batalioni i dytë i këmbësorisë, forcat tokësore.
Sipas Toger Hekuran Budanit, komandant i kësaj stërvitjeje, ushtarakët shqiptar janë cilësuar si ‘Combat Ready’ dhe të mirë-pajisura, nga Gjenerali Kroat Kundid, drejtuesi i stërvitjes ‘Immediate Response’.
Toger Budani gjithashtu tha se qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje përveç integrimit të forcave pjesmarrëse, ishte dhe testimi i aftësisë dislokuese nga një shtet në një tjetër, si një batalion ndërkombëtar. Ky dislokim u realizua nga slunj, Kroaci në Kaposvar, Hungari në datat 02.06.2019-05.06.2019.
Kjo stëvitje u mbyll me një ceremoni të zhvilluar në ‘Bozici Base’ Slunj, Kroaci!