FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:48 08-06-2019 FOTO E DITËS

Në fshatin Stroskë të Prenjasit, Alesia është një vajzë 11 vjeçare, mjaft e zgjuar. Dëshira e saj më e madhe është që të studiojë, në shkollë është e dalluar dhe nuk ka munguar asnjë ditë edhe pse gjendja e saj shëndetësore e pengon të jetë si gjithë bashkëmoshataret e saj. Vajza nuk mund të ecë dot.

E ëma e saj Zhaneta sakrifikon që vajza të shkollohet Çdo ditë e merr në krahë dhe e çon në shkollë.

'Nuk kemi mundësi ekonomike ta dërgojmë vajzën në shkollë. Vetëm KEMP-in kemi dhe një ndihmë të vogël ekonomike si burim të ardhurash. Nuk na dalin. E marr në krahë e dërgoj në shkollë. Vajza nuk do të qëndrojë në shëtëpi. Është e sëmurë shumë, doja ta kontrolloja në spital. Në Tiranë në spital kam kërkuar por nuk më kanë ndihmuar. 

Nuk më kanë dhënë shpresë. Dua ti siguroj transportin. I thashë mësueses do ta sjell edhe për provim pastaj nuk mundem më ta çoj në shkollë. Vajza më pa me inat. Në mësime është e para në klasë. Edhe në shi, në acar e coj në shkollë. Ne nuk kemi bërë asnjë mungesë në shkollë gjithë vitin. Vështirësi ka plot. Edhe kur shkojmë në Tirane mezi lëvizim. Transporti është shumë problem'. tregon e ema e vogelushes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011948108673096
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-167364" }