Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:14 11-06-2019 Foto e ditës

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton do të vizitojë Kosovën më 12 qershor. Vizita është konfirmuar nga Këshilli Organizativ dhe vjen me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Madje është theksuar se Bill Clinton përpos që do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, ai edhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e këtij 20 vjetori. 

Kujtojmë se gjatë vitit 1999 SHBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë aktorët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që asokohe udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Ëesley Clark. Sakaq, kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061105012893677
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-167733" }