Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:20 13-06-2019 Foto e ditës

Në qendër të Prishtinës në një shesh që mban emrin e ish-sekretares amerikane Medeleine Albright, të mërkurën u zbulua edhe busti i saj, në shenjë nderimi për rolin e saj për çlirimin e Kosovës, 20 vjet më parë.

'Jam thellësisht e nderuar që jam këtu. Shpesh njerëzit më pyesin se cila është gjëja që më bën më së shumti krenare me veten nga të gjitha gjërat që kam bërë dhe unë gjithmonë them; Kosova, sepse ne patëm mundësinë të sigurohemi që njerëzit në Kosovë do të jetojnë në paqe', tha ajo. 'Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua', tha zonja Albright e cila u dekorua dhe me 'Urdhrin e Lirisë'.

Ajo që bie në sy nga ceremonia e zbulimit të bustit të zonjës Albright është mahnitja e ish-presidentit Bill Clinton i cili qëndron i shtangur dhe pa fjlaë.

Busti i zonjës Albright, shtatorja e presidenti Clinton dhe një bulevard me emrin e tij, rruga që mban emrin presidentit Geroge Bush, janë disa nga shenjat që shfaqin mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e SHBA që në Kosovë cilësohet i pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë por edhe të ardhmen e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069050788879395
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-168018" }