Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:15 19-06-2019 Foto e ditës

Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjeçare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.

Falë bashkepunimit me Shërbimit zjarrfikës të qytetit të Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.

'Hajde shpirti i xhaxhit, të shpëtuam', i tha njëri prej punonjësve të zjarrfikëses, vogelushes.

Të gjithë qytetarët e tjerë që ishin poshtë pallatit, duartrokitën sapo panë që vajza shpëtoi shëndoshë e mirë.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit 'Dhaskal Todri' në Elbasan, ku një apartament u përfshi nga flakët. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032912969589233
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-168791" }