Famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku ka rikujtuar Shkodrën e një shekulli më parë, ku sipas tij ishte shumë më e paqtë se tani.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Dom Jaku ka publikuar foto të Marubit të bëra 100 vite më parë.
Ai kujton me nostalgji Shkodrën e dikurshme të talenteve dhe të intelektualëve.
Postimi i plotë:
Dikur Shkodër stoliseshe në përvujtni shpirtnore.
Dikur rrugët tua buçisnin paqen e zemrës.
Dikur Shkodër shëmbelleje forcën e mendjes dhe forcën e talenteve.
Sa nostalgji për Shkodrën që i hedh lule Korpit të Krishtit!
Si sot 100 vite më parë, Marubi përjetësonte të bukrën Shkodër.