Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:17 23-06-2019 Foto e ditës

Pas 20 vitesh punë, lodhje, sakrificë e durim, Toni dhe Jonida, dy njerëzit që kanë ndërtuar një mrekulli në mes të hiçit, ia kanë dalë të realizojnë ëndrrën e tyre.

‘Farma Sotira’ në Leskovik ka marrë më në fund certifikatën e agroturizmit.

Lajmin e bën me dije ministri Blendi Klosi i cili ua ka dorëzuar personalisht këtë certifikatë që për çiftin punëtor e të palodhur do të thotë shumë.

“Certifikojmë  subjektin agroturistik Farma Sotira në Leskovik, 1 nga fermat më të famshme vend, shembull real suksesi, që gjeneron të ardhura për familjen, punësim për banorët e zonës dhe mundësi për turizëm në natyrë , për mijëra turistë nga e gjithë bota.  Certifikimi, domosdoshmëri për të përfituar nga paketa fiskale e qeverisë: TVSH 6%, Tatim fitimi 5%. Stimulojmë zhvillimin e bizneseve, që zgjojnë traditën, promovojnë kulinarinë, atraksionet turistike dhe mikpritjen!”, shkruan Klosi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
Foto e ditës »
Article Logic
Execution time: 0.010879993438721
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-169351" }