Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:15 28-06-2019 Foto e ditës

George Dalaras, këngëtari grek me famë ndërkombëtare mbajti për herë të parë një koncert mbrëmë në “Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës”.

Biletat u shitën që në orët e para që doli lajmi për mbërritjen e tij në Tiranë ndërsa mbrëmë Dalaras dha në skenë gjithë magjinë që kishte premtuar.

I pranishëm në koncert ishte edhe Kryepeshkopi, Anastas Janullatos i cili bashkë me qindra dashamirës të tjerë të muzikës, ka shijuar spektaklin e dhuruar nga Dalaras.

Këngëtari me famë ndërkombëtare shkeli Tiranën pas ftesës që iu bë nga Bashkia e Tiranës e cila vazhdimisht kujdeset për aktivitete dhe spektakle që krijojnë atmosferë dhe ritëm në këtë kryeqytet të mbushur me të rinj.

Dalaras, përmes muzikës e zërit të tij dha mesazhin e madh se arti nuk njeh kufij dhe krijon ura bashkimi mes popujve, pavarësisht ndasive.

Pas koncertit ai është pritur edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe stafi i tij në shenjë mirënjohje e falenderimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
Foto e ditës »
Article Logic
Execution time: 0.011155128479004
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-170094" }