Buka që s’mbërriti kurrë në shtëpi...
Mesditën e djeshme Kavaja u trondit nga përplasja me armë e dy grupeve të rinjsh.
Për pasojë mbeti i vdekur një kalimtar që s’kishte aspak lidhje me ngjarjen.
Ramazan Hasalliu, 50 vjeç, sapo kishte dalë nga furra e bukës kur plumbat e kanë kapur duke e lënë të vdekur në vend.
Siç shihet nga kjo foto, buka ka mbetur në rrugë ndërsa pak metra më tutje, trupi i 50-vjeçarit gjendej i pajetë. Një foto tejet e dhimbshme që tregon se sa të pasigurtë jemi...