Mbrëmja e 6 korrikut ka qënë një ditë e shënuar për Donald Rapon.
Mbrojtësi 28 vjeçar i Luftëtarit i ka dhënë fund beqarisë, duke e kurorëzuar në martesë romancën me bukuroshen, Sentila Malaj.
Por edhe pse një ditë e shënuar për të, Rapo nuk e hoqi për asnjë moment mendjen nga fusha e blertë. Për ta bërë më të bukur këtë moment, ai ftoi edhe bukuroshen Sentila, teksa u vendos përballë saj në ekzekutimin e penalltive.