Një vajzë 14-vjeçare shqiptare është shpallur kampione e Matematikës, në Zvicër.
Lajmin të ditur e ka bërë Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Çitaku paralajmëron të gjithë që ta mbajnë mend emrin e Dorea Robellit, sepse sipas saj do të ketë një karrierë të gjatë.
‘Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!, ka shkruar Vlora Çitaku.