Një dasmë të tillë vështirë të keni ndjekur prej shumë e shumë kohësh. Janë banorë nga fshati Zhejë i Kurbinit nga grupmosha të ndryshme që demosntrojnë më rroba të kësaj zone, të cilët kanë emocionuar tërë banorët e fshatit dhe jo vetëm.
Qëllimi i tyre ishte paraqitja e dasmës se hershme, dhe kjo është arritur me shumë sukses. Të stolisur bukur me veshjet e zonës, ky grup i madh kanë arritur të interpretojmë më së miri një dasmë, dhe kjo është arritje e vetë komunitetit, ndërsa kishin përzgjedhur shkollën e fshatit si projekt komunitar, në zhvillimin e "dasmës". Një skenar i realizuar e shumë mjeshtëri, dhe realizimin perfekt të "dasmës" zhejane.