Prej 20 vitesh, Laura Konda njihet si një ndër figurat kryesore të Zërit të Amerikës.
Mirëpo, edicioni i djeshëm mesa duket ka qenë i fundit për gazetaren, pasi ajo ka vendosur të largohet.
Në fund të lajmeve, Konda ka ndarë e prekur me shikuesit këtë lajm personal.
Gazetarja ka falenderuar me zë të dridhur të gjithë kolegët e saj për gjatë këtyre 20 viteve. Ndërkohë është trasmetuar edhe një video, ku paraqitet puna e bërë e gazetares në VOA.