FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:36 01-08-2019 FOTO E DITËS

I fshehur në një pyll të dendur, mbrojtur nga liqene dhe këneta – Strofulla e Ujkut në Poloni ishte selia qendrore e sigurt për Adolf Hitlerin në Luftën e Dytë Botërore.

Aq e sigurt, sa diktatori nazist shpenzoi 850 ditë në kompleksin e gjerë e sekret ndërmjet viteve 1941-1944, përpara se të zhvendosej në bunkerin e Berlinit.

Zëdhënësi i distriktit Sebastian Trapik i tha BBC se njerëzit që kujdesen për pyllin po bëjnë cdo përpjekje për të mbajtur të paprekur të vërtetën historike dhe komplekse.

Por kritikët argumentojnë se tërheqjet e pandjeshme sic janë njerëz që veshin uniforma naziste, mund ta shndërrojnë atë në një Disneyland.

Gjithë bunkerët e betonit apo fushat e minuara apo edhe kamuflimi nuk ishin dot mbrojtje kundër oficerëve kryengritës që u përpoqën ta vrasin Hitlerin në Strofullën e Ujkut në 20 korrik 1944. Dhe pikërisht komploti i atentatit e bën këtë sit gjithnjë e më të vecantë për vizitorët e huaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
FOTO E DITËS »
Article Logic
Execution time: 0.01109790802002
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-174007" }