Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:22 11-08-2019 Foto e ditës

Vitet e fundit Shqipëria po shihet nga turistë dhe agjencitë turistike vendase dhe të huaja si destinacion i rëndësishëm për tu vizituar. Një ndër vendet turistike me bukuritë natyrore është edhe qyteti i Gramshit.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore për të shkuar në rrethin e Gramshit, ka bërë që brenda pak vitesh ky qytet të kthehet në një ndër vendet vërtetë konkuruese për zonën për sa i përket "thithjes" së turistëve vendas dhe atyre të huaj.

Me pamje fantastike të rrugës që të çon në Gramsh ku djathtas të shoqëron liqeni artificial i krijuar se fundmi nga kaskada e lumit Devoll, dhe majtas ke kodrat dhe malet e gjelbëruara të zonës. Pa arritur në qytet ke mundësi të ndalosh buzë liqenit ku pamja dhe qetësia që të dhuron ambjenti, të bën që të dalësh për një moment nga rutina e përditshmërisë dhe të relaksohesh nën ajrin e pastër. 

Brenda qytetit gjen njerëz mikpritës dhe ambiente të mrekullueshme ku mund të kalosh kohën.  Gjatë verës Bashkia e Gramshit organizon dhe aktivitete në natyrë dhe në qytet. Këto ditë po organizohet aktiviteti festiv "Festa e Miqësisë" nën tingujt e muzikës folklorike dhe të lehtë me këngëtarë të zonës dhe të njohur të shqipërisë. Endri Mema/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E DITËS
FOTO E DITËS »
Article Logic
Execution time: 0.011943101882935
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-174958" }