FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:35 12-08-2019 FOTO E DITËS

Peshkimi është një ndër elementët kryesor të ekonomisë për vendet bregdetare.

Mesa duket këtë vit, peshkimi e ka gjetur lulëzimin e tij në ujërat e Jalës.

Newsbomb.al ka shkuar në vendin turistik të Jalës dhe ka pyetur disa nga qytetarët vendas, të cilët shprehen se këtë sezon peshkimi dhe shitja e peshkut është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar.

‘Këtë sezon peshkimi ka lulëzuar. Kemi kapur me qindra peshq të cilët në vazhdim shiten te turistët. Në krahasim me vitin e kaluar turistët preferojnë me shumë konsumimin e peshkut sesa të picave ose të mishit dhe kjo është një shenjë e mire mendoj. Sezoni vazhdon dhe me siguri që rezultatin do ta komentojmë në fund’, tha Ervis Halili drejtor i restorant ‘Lavdoshi’.

Duket se turistët që zgjedhin jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për pushime kanë edhe një mundësi më shumë për të mbetur të kënaqur, siç është ushqimi. Pse jo, edhe të praktikojnë peshkimin si pasion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
FOTO E DITËS »
Article Logic
Execution time: 0.010909080505371
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-175046" }