Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:14 17-08-2019 Foto e ditës

Ndahet nga jeta një nga pionerët e shtypit dhe reportazheve, Fatos Baxhaku. 

Lajmi konfirmohet nga newsbomb.al që mëson se një sëmundje e rëndë e zbuluar tre muaj më parë, i mori sot jetën gazetarit në moshën 55 vjeçare.

Baxhaku ka punuar si kryeredaktor i Gazetës Shqiptare dhe së fundmi po trajnonte një grup gazetarësh të rinj.


MË SHUMË PËR FATOS BAXHAKUN:

 Ai ishte një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Baxhaku u lind në Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe " 20 Vjetori", (sot Dora D'Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin "Ismail Qemali". Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. 

Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i "Gazetes Shqiptare". Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin "Klan". Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme "XXL". Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin "Vizion Plus". Ne 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem "Shqip". Aktualisht (2015) eshte gazetar ne profesion te lire.

Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe "Tunel" (Vizion Plus), "Rrugetim" (Top Channel), "Shtepa e Vjeter" (Digitalb).si edhe i shue dokumentareve televizive.

Ka qene disa here pedagog i jashtem i gazetarise ne universitetet e Elbasanit dhe Tiranes..

Ka qene anetar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Bashkepunetor ne shume projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.071606874465942
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-175567" }