Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:07 18-08-2019 Foto e ditës

Tre gjimnaziste nga Tirana kanë marrë pjesë në 'Technovation challenge' që u zhvillua në atë që njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, në Silicon Valley të San Franciskos, duke fituar për herë të parë në historinë e vendit tonë, vendin e parë mes gjashtë finalisteve me aplikacionin e tyre 'GjejZa' që u vjen në ndihmë grave të dhunuara.

Gjimnazistet Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, përfaqësuan Shqipërinë dhe fituan çmimin e mes gjashtë ekipeve finaliste me anë të aplikacionit 'GJejZa' ose ndryshe 'GjejZërin', e cila mundësonte zgjidhjen e një problemi real në komunitetin e tyre përmes teknologjisë, siç është dhuna gjinore.

Aplikacioni përpos të tjerash përmban numrat e emergjencave në rast se një grua dhunohet dhe mund të bëjë lajmërimin tek autoritetet përkatëse vetëm me anë të një butoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.074757099151611
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-175649" }