Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:14 20-08-2019 Foto e ditës

Kryeministri Rama ka reaguar për rastin e Elonës, vajzës 15-vjeçare që po lufton kundër një sëmundjeje të rrallë.

Kryeministri bëri me dije dje se Qeveria Shqiptare do t'i heqi të gjitha shpenzimet e operacionit të Elona Kubures.

Në postimin e publikuar, Rama shkruan se Qeveria do të mbështesë kurimin e vajzës dhe ajo do të dërgohet në një spital të specializuar në Turqi.

"Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15 vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri", shkruan Rama. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030059099197388
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-175833" }