Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:16 22-08-2019 Foto e ditës

Ekipi i kryeqytetit të Italisë, Roma, ka zyrtarizuar ditën e djeshme afrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Zappacosta nga ekipi i Chelsea. 

Gjatë njoftimit për transferimin e lojtarit nga klubi italian i Romës, bashkëngjitur me foton e lojtarit më të ri të tyre, kanë nxjerr dhe lajmërimin për humbjen e shqiptares, Bleona Mata.

Kujtojmë që Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit .

Tashmë Bleona është 14 vjeçe dhe vazhdon të jetë e zhdukur, ndërkohë që dy dëshmitë e fundit kanë qenë, se e kanë parë vajzën e vogël në shtetin fqinj të Italisë.

Ekipi i Romës është i angazhuar prej kohësh me nismën e tyre për gjetjen e fëmijëve të humbur në Itali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070869922637939
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-175992" }