Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:17 23-08-2019 Foto e ditës

Këto pamje po bëjnë xhiron e botës dhe janë regjistruar në Parlamentin  Zelandës së Re. Një fëmijë i porsalindur, ishte i ftuari special në Parlament të mërkurën, shkruan CNN, transmeton Newsbomb.al. 

Kryeparlamentari Trevor Mallard e mbajti dhe ushqeu djalin vetëm një muajsh të deputetit, Tāmati Coffey ndërsa ky i fundit po mbante fjalim.

Këto pamje i publikoi në rrjetet sociale vetë Mallard, teksa shfaqet duke tundur beben ndërsa dëgjoi debatin. Ky veprim i kryeparlamentarit është përshëndetur nga shumë njerëz në rrjetet sociale.

Por kjo nuk është hera e parë që një bebe futet në Parlamentin e Zelandës së Re. Vitin e kaluar kryeministrja Jacinda Ardern bëri të njëtën gjë duke sjellë foshnjën e saj të sapolindur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024280786514282
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-176075" }