Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 11:58 25-08-2019 Foto e ditës

Policia e Shtetit përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka vlerësuar veprimin e nënkomisarit, Gjin Bushgjokaj në rrugën e Kombit.

Ditën e djeshme ky i fundit i ka ardhur në ndihmë një qytetari nga Kosova, Adnan Arifi, i cili prej orësh të tëra ka qendruar në korsinë e emergjencës, pasi i ishte çarë goma e automjetit, me të cilin udhëtonte bashke me familjen.

Teksa, askush nuk kishte ndaluar për t'i ardhur në ndihmë, për një moment ndalon një makinë policie, dhe ishte nënkomisari Gjin Bushgjokaj që e ndihmoi, madje i pagoi edhe shpenzimet e gomistit.

Ndërkohë, ky veprim është vlerësuar nga ana e Policisë së Shtetit.

'Veprime të tilla nderojnë gjithë organizatën e Policisë dhe përmirësojnë imazhin e saj në sytë e vizitorëve, turistëve dhe pushuesve që frekuentojnë vendin tonë. Faleminderit Gjin!!!', shkruan mes të tjerash Policia e Shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033469200134277
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-176272" }