Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:21 30-08-2019 Foto e ditës

Pamje e ambienteve të dhomës së gjumit të motrave në sarajet e Esad Pashës në Tiranë, në vitin 1917, si dhe e objekteve me vlerë ( prej argjendi) të gjetura pasi ishin vënë nën sekuestro nga forcat austro-hungareze. Referuar skedës origjinale në arkivat austriake.

Esad Pasha, pasi fillimisht i kishte shpallur luftë zyrtarisht në emër të qeverisë së tij Austro-Hungarise dhe forcave të Boshtit, kishte mëse një vit që ishte larguar nga Shqipëria dhe tashmë ishte stacionuar në Selanik, duke iu bashkuar aleatëve për të nisur kunderofensiven ushtarake drejtuar nga franko-britaniket. Austro-hungarezët e kishin dënuar me vdekje në mungesë./ Armand Plaka

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
FOTO E DITËS »
Article Logic
Execution time: 0.01506495475769
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-176690" }