Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:17 02-09-2019 Foto e ditës

Artisiti i mozaikëve, Saimir Strati ka shënuar rekordin e 11-të të tij personal në Librin e Rekorderve Guinnes.

Strati ka arritur të realizojë portretin e themeluesit të shtetit modern turk Qemal Ataturkut për 37 ditë. Portreti është realizuar në një sipërfaqe 15 metra katror të mbuluar me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme.

Portreti po qëndron në ekspozitën e hapur të kishës historike greke të qytezës Bor.

‘Vepra është titulluar vizionari, sepse materia me të cilën është bërë ka shumë shkëlqim dhe njerëzit mëndjendritur siç e quajnë Ataturkun sepse ai është babai i Turqisë moderne . Vidat janë material modern dhe ai shkëlqimi që ka vepra i përshtatet figurës së Ataturkut’- tha Saimir Strati.

Vepra e artistit shqiptar nga turqit është quajtur si dedikimi më i mirë i kushtuar Ataturkut. Shqiptari i Librit Guinnes rekordin e parë e ka shënuar me portretin e Leonardo Da Vinçit, të punuar me gozhdë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
Foto e ditës »
Article Logic
Execution time: 0.013101816177368
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-177006" }