Dita e sotme shënon dhe Shenjtërimin e Nënë Terezës.
Në nderim të saj, qytetarët e Shkodrës kanë shkuar tek shtatorja dhe kanë çuar lule.
Mirëpo vëmendjen e ka marrë një i moshuar, i quajtur Leopold Shkreli, i cili kujdeset çdo ditë që me inisiativën e tij, lulet tek shtatorja e Nënë Terezës të jenë të freskëta.
Ai nuk kërkon reklamë dhe këtë e bën me dëshirën dhe vullneëtin e tij.
Ky gjest është sa frymëzues dhe prekës për të gjithë.