Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:16 09-09-2019 Foto e ditës

Rrjetet hoteliere të Majorkës, të shqetësuara nga rënia e të ardhurave vitin e kaular nga aktivitetet që kanë në ishujt Karaibe, po shikojnë mundësinë e zgjerimit në destinacione të tjera.

Një prej destinacioneve që po bëhet më tërheqës është Shqipëria. Vendi ka hartuar politika për investime të huaja me qëllim të zhvillimit të turizmit në vend, shkruan gazeta “Majorca Daily Bulletin”.

Në artikullin e kësaj gazete shkruhet se në muajin e kaluar ka pasur takime mes investitorve të rrjeteve hoteliere spanjolle dhe zyrtarve të qeverisë shqiptare. Rrjetet më të njohura spanjolle për investime ishin përfaqësuesit e “Iberostar”, “Mac”, “Jet2” dhe “Viva”.

Po ashtu gazeta spanjolle shkruan se Presidenti i rrjetit “Iberostar”, Miguel Fluxa do të investojë 300 milionë euro në 5 vitet e ardhshme për 6 hotele me 3 mijë dhoma. Mes këtyre investimeve fokus do të jetë edhe Shqipëria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.012643098831177
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-177795" }