FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:07 14-09-2019 FOTO E DITËS

Është e vështirë të jesh një nxënës i shkëlqyer, por jo e pamundur.

Këtë e provon më së miri studentja e degës së Mjekësisë të Përgjithshme Aurela Kullolli.

Ajo ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve të larta (Master Shkencor) me mesataren absolute 10 dhe për rrjedhojë meriton të vlerësohet me ‘’Medaljen e Artë’’. Megjithatë, nuk është hera e parë që Aurela është kurorëzuar me vleresimin e artë. Studentja e mjekësisë të përgjithshme ka përfunduar në mënyrë fantastike dhe ciklin e parë të studimeve (Bachelor) me mesataren 10.

Aurela tregohet realiste se për t’u bërë një mjeke e zonja nuk mjaftojnë vetëm rezultatet e larta në shkollë. Por, të arriturit e rezultateve kaq mbresëlënëse përkthehet në sakrificë, përkushtim, kritere të nevojshme për t’u bërë njeri i suksesshëm në jetë. Dhe Aurela i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë një njeri me shumë vlera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020318984985352
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-178376" }