Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:21 15-09-2019 Foto e ditës

Në maternitetin e Librazhdit ka ndodhur një ngjarje sa e trishtë dhe e bukur.

Një nënë duke rrezikuar jetën e saj ka lindur trinjake. Alfonia Çota i është nënshtruar dy operacioneve në spitalin gjinekologjik “Fadil Sinani” të cilat kanë zgjatur mbi gjashtë orë.

32 vjeçarja për shkak të një hemoragjie rrezikonte jetën, por ka qenë infermierja e turnit Sadete Anastasi, ajo që i ka shpëtuar jetën duke i dhuruar gjak.

Mësohet se kanë ardhur në jetë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, të cilët gëzojnë shëndet te plotë

Përveç trinjakëvee Ambla, Elisjanoja dhe Damjani, nëna ka edhe dy vajza 9 dhe 5 vjeçe.

 Ndërkohë bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, por jo të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe trinjakët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031781196594238
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-178476" }